top of page

Mbrojtja e të dhënave

Deklarata e Privatësisë

1. Hyrje Mbrojtja e të dhënave tuaja personale është prioriteti ynë kryesor. Ne angazhohemi t’i trajtojmë të dhënat tuaja me përgjegjësi, transparencë dhe në pärputhje me rregulloret aktuale mbi mbrojtjen e të dhënave – sidomos sipas Ligjit të rishikuar për Mbrojtjen e të Dhënave (DSG) në Zvicër.

Kjo deklaratë e privatësisë ju jep një përmbledhje të plotë mbi të dhënat personale që ne mbledhim, qëllimet për të cilat i përpunojmë ato, si dhe të drejtat tuaja lidhur me të dhënat. Qëllimi ynë është t’ju ofrojmë gjithmonë përdorim të sigurt dhe të besueshëm të faqes sonë dhe shërbimeve tona.

Baza ligjore e përpunimit të të dhënave Përpunimi i të dhënave tuaja personale bazohet në ligjet e Zvicrër dhe në veçanti mbi:

  • Zbatimin e kontratave ose masave parakontraktuale

  • Ruajtjen e interesave legjitime (p.sh. siguria, optimizimi i faqes)

  • Plotësimin e detyrimeve ligjore

2. Pala përgjegjëse Për mbledhjen, përpunimin dhe përdoimin e të dhënave tuaja personale sipas Ligjit mbi Mbrojtjen e të Dhënave është përgjegjës:

Muhadini Commerce Trust
Alice Vogt-Strasse 10
4226 Breitenbach
Zvicër

E-Mail: muhadinicommerce@gmail.com
Tel: +41 79 521 20 84

Nëse keni pyetje rreth përpunimit të të dhënave ose dëshironi të ushtroni të drejtat tuaja ligjore, mund të na kontaktoni në çdo kohë.

3. Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale Ne mbledhim dhe përpunojmë të dhëna personale vetëm kur është e nevojshme për funksionimin e faqes së internetit, komunikimin me ju ose ofrimin e shërbimeve tona.

Të dhënat personale përpunohen në rastet e mëposhtme:

  • Vizita në faqen tonë (IP, shfletuesi, data dhe ora e hyrjes)

  • Kontaktimi me ne (formular ose email)

  • Përdorimi i shërbimeve tona

Qëllimet e përpunimit janë:

  • Përgjigjja ndaj pyetjeve

  • Dërgesa e ofertave

  • Zbatimi i kontratave

  • Optimizimi i faqes

Nuk do të ketë përpunim të mëtejshëm pa pëlqimin tuaj të qartë.

4. Cookies dhe teknologji gjurmuese Faqja jonë përdor cookies për të përmirësuar përdorueshmërën dhe analizuar trafikun. Cookies janë skedarë të vegjël tekstualë të ruajtur në shfletuesin tuaj.

Mund të deaktivizoni cookies në cilësimet e shfletuesit. Kujdes: kjo mund të kufizojë funksionimin e faqes.

Përdorimi i Wix.com Faqja jonë është ndërtuar me Wix.com Ltd (Izrael), i cili si ofrues teknik mund të përpunojë të dhënat personale (cookies teknike, analiza, etj.).
Privatësia e Wix: https://de.wix.com/about/privacy

Google Analytics Nëse është aktiv, ne përdorim Google Analytics për analizën e faqes. IP-ja anonimizohen dhe të dhënat mund të ruhen në SHBA.
Ju mund të refuzoni përdorimin: https://tools.google.com/dlpage/gaoptout

Transferimi i të dhënave jashtë vendit Për shkak të përdorimit të Wix.com dhe Google Analytics, të dhënat mund të transferohen jashtë Zvicrër. Ne sigurojmë nivel adekuat mbrojtjeje përmes klauzolave standarde dhe vendimeve të aprovimit.

5. Transferimi tek palët e treta Nuk ka transferim të dhënave personale te palët e treta, përveç rasteve:

  • Për zbatim ligjor

  • Për kontrata ose masa parakontraktuale

  • Ofrimi korrekt i shërbimeve tona

Palët e treta si ofrues IT, kontabilistë, ose partnerë teknikë janë të kontraktuar dhe të detyruar të ruajnë konfidencialitetin.

6. Kohëzgjatja e ruajtjes Të dhënat ruhen vetëm aq sa është e nevojshme ose sipas detyrimeve ligjore.

Sipas art. 958f OR, dokumentet e biznesit ruhen për 10 vjet. Më pas, të dhënat fshihen ose anonimizohen, përveç rasteve me baza të tjera ligjore ose me pëlqim të veçantë.

7. Të drejtat tuaja Sipas ligjit të privatësisë në Zvicër, ju keni të drejtë:

  • Të informoheni nëse ruajmë të dhëna tuaja

  • Të kërkoni korrigjim të të dhënave të pasakta

  • Të kërkoni fshirjen e të dhënave

  • Të kufizoni përpunimin në raste të caktuara

  • Të kundërshtoni përpunimin

Për ushtrimin e këtyre të drejtave, kontaktoni: E-Mail: muhadinicommerce@gmail.com
Mund të kërkohet verifikim i identitetit tuaj.

8. Ndryshimet e kësaj deklarate Ne ruajmë të drejtën ta përditësojmë këtë deklaratë sipas zhvillimeve ligjore, teknologjike apo shërbimeve tona.
Versioni aktual është gjithmonë i disponueshëm në faqen tonë.

bottom of page